Pushkët e Heronjëve të Kombit Besim Latifi e Skender Munolli, por edhe të tjerë pjestarëve e luftëtarëve kreshnik të Pollatës, që mbetën gjallë dhe i shpëtuan rrethimit të hekurt dhe vrasjeve të sigurta, si luftetari e trimi i madh dhe heroi i gjallë i asaj beteje heroike e historike, Ibush Munolli, por edhe të tjerë si Muhamet Latifi, Munoll Munolli, Sejdi Zeneli, burra e gra të Munollëve trima e sypatrembur, jehuan dhe i goditën e pamëshirshëm tanket dhe autiblindat serbe, policët dhe ushtarët pushtues!
Brumi i parë i madh kombëtar ushtarak çlirimtar konkret, kundër forcave militare të Serbisë pushtuese, u gatua dhe prova rezultoi të jetë e suksesshme në lagjen heroike të Monollëve të pamposhtur, në Pollatën Legjendare të krahinës së Llapit!
Monollët e Pollatës ishin dhe mbetën, një nga bazat e fuqishme të gatimit të brumit të UÇK-së!
Përleshja ballë për ballë e Monollëve trima e të papërkulur, ishte shembulli i parë dhe i madh, një nga provat gjenerale, se me Serbinë dhe me forcat e saj ushtarako-policore, edhe në rrethim, mund të luftohet dhe të fitohet!
Lavdi e përjetshme Heronjëve të Kombit Besim Latifi dhe Skender Monolli!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 13 Shtator 2025!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
