Ivan Videnoviq: Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po e shfrytëzon pakicën serbe në Kosovë për agjendën e tij politike

Duke komentuar protestat e fuqishme në Serbi, profesori universitar, Ivan Videnoviq ka konstatuar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po e shfrytëzon pakicën serbe në Kosovë për agjendën e tij politike. Ai ka deklaruar më tutje se protestat studentore në Serbi, që po zgjasin për muaj të tërë nuk janë të orkestruara nga grupe të jashtme, por rezultat i një pakënaqësie të thellë ndaj korrupsionit dhe mungesës së shtetit ligjor nën pushtetin e Aleksandar Vuçiqit. “Po, ajo që kemi parë tani në veri të Kosovës është se qytetarët e veriut ende e shohin Listën e tij Serbe si një lloj garantuesi të sigurisë. Thjesht do të thotë se në popullin e veriut të Kosovës ende nuk është pjekur vetëdija se munden, se kanë lirinë, se kanë mundësi dhe hapësirë të organizohen politikisht dhe të përfaqësojnë interesat e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme në Kuvendin e Kosovës. Ata janë ende të kapur pas qëndrimit disi mbrojtës të Serbisë ndaj tyre” ka thënë për The Geopost, , profesori i Universitetit të Beogradit, Ivan Videnoviq.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …