Kryetarit të Nismës Qytetare ‘Serbia, Demokracia, Drejtësia’,
Oliver Ivanoviq sot i është vazhduar arresti shtëpiak edhe për një muaj. Kjo nënkupton
që serbi i akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, do të qëndrojë në
paraburgim deri me 17 shkurt. Bashkëshortja e Ivanoviqit, Milena
Popoviq-Ivanoviq, ka theksuar se Ivanoviqit arresti shtëpiak i është zgjatur
për një muaj e jo dy si ka qenë praktikë deri më tash. Ajo ka shtuar se
aktgjykimi ndaj do të shpallet më 21 janar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Pos Oliver Ivanoviqit, për krime lufte ndaj shqiptarëve në veri të Kosovës po
akuzohen edhe ish-koloneli i MUP-it, Dragoub Delibashiq, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq
si dhe Aleksandër Llazoviq.
Kontrolloni gjithashtu
BE-ja: Sanksionet ndaj Kosovës hiqen pas bartjes së pushtetit lokal në veri
Raporti i Progresit për Kosovën 2025 konfirmon se Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
