Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pas kthimit nga vizita që i ka bërë Amerikës ka deklaruar se atmosfera dhe qëndrimi ndaj Serbisë ka ndryshuar shumë në krahasim me vitet e kaluara, duke saktësuar se pa marrëdhënie të mira me shtetin amerikan nuk është e mundur të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës. “Sot shihet se ka shumë më tepër mirëkuptim për pozicionin e Serbisë, për problemet dhe vizionin e Serbisë. Mund të thuhet se ne mund të ndërtojmë themelet për një partneritet strategjik”, tha Daçiq. Ai shtoi se kjo është e rëndësishme sepse “është e pamundur të mendohet për mënyrën dhe mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje politike pa marrëdhënie të tilla me SHBA-në”. Për ndryshimin e pretenduar të pozicionit amerikan dhe atij europian, Daçiqi u mundua t’ia veshë presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke thënë për të se u tregua i përgjegjshëm.
