Daçiq

Ivica Daçiq: Kosovën kurrë nuk do ta njohim, por ne duam paqe e stabilitet në rajon

Në një intervistë për Dojçe Vele, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Kosovën kurrë nuk do ta njohim, por ne  duam paqe e stabilitet në rajon. I pyetur lidhur me marrëdhëniet e Serbisë me këtë shtet, Daçiq ka thënë se çështja e Kosovës nuk është e natyrës politike, por është një problem i së drejtës ndërkombëtare. Serbia nuk mund të pranojë që të jetë legale, kur një pjesë e territorit të saj pretendon pavarësimin pa miratim. Nesër kjo mund të kërkohet në një pjesë tjetër të botës. Merrni për shembull Katalonjën, në Spanjë. Ata duan ta përsërisin shembullin e Kosovës, pa miratimin e Madridit. E dini, zëvendëskryetarja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland më tha se, Shtetet e Bashkuara të amerikës investojnë prej rreth 20 vjetësh në pavarësinë e Kosovës. Ne duam t’i zgjidhim këto probleme, por nuk mund të zhvillojmë një politikë të veprimeve të njëanshme. Serbia ka interesat e veta. Normalizimi i marrëdhënieve nuk përmban as edhe një grimë brenda, që ne do njohim pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …