leoni

Ivica Daçiq

Ivica Daçiq: Ne kemi thënë qindra herë se duam dialog dhe kompromis, por kjo nuk nënkupton që ta njohim Kosovën

Mediet në Serbi  kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do t’i dërgojnë një letër kryetarit  të Serbisë, Aleksandër Vucicit, në të cilën  do të jetë kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Lidhur me këtë ka folur kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se Amerika e BE-ja nuk duhet të humbin kohë me gjëra të tilla, pasi Serbia ka qenë e qartë në qëndrimin se duan kompromis që nuk përfshinë njohjen reciproke. Ne kemi thënë qindra herë se duam dialog dhe kompromis, por kjo nuk nënkupton që ta njohim Kosovën. Ai mendon se tashmë situata ka ndryshuar, meqë Kosova nuk mund që ta anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare, derisa ka përmendur edhe shumë vende anëtare të Kombeve të Bashkuara që nuk e njohin Kosovën si shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …