Ivon Veliçkovski: Prishja e marrëdhënieve me Kosovën, është synimi kryesor me poshtërimin e kryetares së shtetit

Ish-kryetari i Partisë Liberale dhe ish deputeti, Ivon Veliçkovski, ka folur lidhur me problemet  që pati kryetarja,  Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit. Ai thotë se para se të fokusohemi në procedurën e sigurimit të kreut të Kuvendit, Afrim Gashit, le t’i përgjigjemi pyetjes se a kalojnë të gjithë kryetarët, ministrat e jashtëm, kryetarët e Kuvendit dhe VIP-at e ngjashëm në skanerin në aeroportin e Shkupit gjatë vizitës apo transitit? Dëshira e kësaj qeverie për të problematizuar marrëdhëniet me fqinjët, me përjashtim të Serbisë është e qartë që në ditën e parë. Sipas tij, synimi për të mbetur në prapavijë mbështetja e Vuçiqit është prioritet i dukshëm i autoriteteve qeveritare ndërsa për  koalicionin VLEN, ata duhet të tregojnë vetë se ku janë. Prishja e marrëdhënieve me Kosovën, që është synimi kryesor me poshtërimin e presidentit të shtetit, përforcon pyetjen nga titulli “Kush është truri i përpjekjes për të poshtëruar Vjosa Osmanin?”, ka shkruar Veliçkovski.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …