Izet Shala

Izet Shala: Ngjashmëritë dhe dallimet në arsim, dje dhe sot, një ide për zgjidhje

Klasa në minimum dhe maksimum duhet të ketë 21-25 nxënës me një mësues, ndërsa hapësira e klasës duhet të ketë së paku 60 metra katrorë. Arsimi fillor niset që në moshën gjashtë vjeçare dhe mbaron në moshën 15 vjeçare. Kjo është e qëndrueshme dhe sot respektohet.

Duke analizuar me kujdes orientimin programor dje apo në të sotmen, strategjinë e arsimit kombëtar, çështje kryesore me të cilën do të duhej të merreshin kompetentët do të duhej të ishte reforma në arsim, përkatësisht në metodologjinë e mësimdhënies. Me këtë çështje është marrë seriozisht edhe “Revista Pedagogjike” me ekspertët e arsimit të kohës dhe një prurje e reformës në arsim ishte paraparë në këtë mënyrë. Pika kryesore për të plotësuar në arsimin fillor mbetet përmirësimi i metodologjisë së mësimdhënies, sepse praktika ka treguar se është procesi më i vështirë për t’u ndërruar. Prandaj, shkenca dhe praktika kanë treguar se reforma duhet nisur në ciklin fillor, sepse më lehtë dhe më me sukses arrihet ndryshimi, pavarësisht pengesave nga mospranimi i reformave. Kjo mund të ilustrohet me shembullin praktik dhe konkret, ku ende shkolla vuan nga moszbatimi i kurrikulës dhe strategjisë bashkëkohore nga këto elemente sepse shkolla“prodhon nxënës që dinë të kërkojnë këpucë, por jo edhe të krijojnë vetë këpucët”.

Ky tregues jep sinjalin se shkolla është vendi ku mësimdhënësit zbatojnë strategjinë e ofruar nga institucionet përkatëse arsimore që nga ministria, shërbimet pedagogjike, ekspertët e kurrikulës dhe udhëheqjes në arsim. Meqenëse aktualisht shkolla jonë nuk ka arritur të fusë në jetë strategjinë dhe kurrikulën, sukseset nuk janë të kënaqshme dhe nuk janë konkurruese me shkollat e rajonit dhe më gjerë.

Në vazhdën e studimit të kësaj teme më hollësisht do të përqendrohemi te strategjia e kritereve të të nxënit që ofron për shkollën kombëtare dhe e bënë konkurruese me shkollën standarde të kohës, si dhe plotësohet ndryshimi që nxënësi ynë të jetë nxënës hulumtues, krijues dhe prodhues i denjë dhe novator që do t’i krijojë kjo strategji dhe orientimi programor i politikave arsimore në sistemin parauniversitar. Për të arritur këtë objektiv ose kriter të domosdoshëm, programi parasheh kualifikimin apo avancimin e mësimdhënësve, si dhe mësimin gjatë gjithë jetës. Krahas kësaj edhe përmirësimin e hapësirave publike shkollore si dhe pajisjen me mjete mësimore të teknologjisë bashkëkohore, që drejtpërdrejt ndryshojnë performancën e shkollës në metodologjinë e mësimdhënies, duke sjellë cilësinë dhe sukses.

Me angazhim profesional edhe gjatë viteve 1922-1926, ekipet e ekspertëve kanë hartuar strategjinë zhvillimore në arsimin shqiptar. Kjo dëshmohet me të dhëna nga paraqitura në “Revistën Pedagogjike”. Kohët treguan evoluimet edhe në fushën e orientimeve programore të shkollës shqipe, me theks të veçantë në arsimin parauniversitar për të futur inovacione ideore dhe praktike në lëndë, metodologji të mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe teknologji e cila plotëson mësimin praktik dhe vetëkërkues të njohurive, si për mësimdhënësin, ashtu edhe nxënësin.

Duke krahasuar dhe vlerësuar shihet se ende ka vend për përmirësim e strategjisë për arsimin parauniversitar, si për kuadrin mësimdhënës, nxënës dhe komunitetin prindëror në fushën e kurrikulës dhe praktikat shkollore orientuese me përcaktimin e nxënësve me kërkesat e tregut të vendor dha atij të jashtëm. Përballja e argumenteve të strategjive për arsimin parauniversitar, s’do mend se do të jetë në interes për hulumtuesit e tashëm dhe të ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …