Izraeli dhe Hamasi janë pajtuar për një pauzë të shkurtër luftimesh në mënyrë që të kryhet kjo fushatë vaksinimi

Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore palestineze kanë nisur vaksinimin e 640 mijë fëmijëve në Rripin e Gazës. Fushata e vaksinimit ka nisur sot në zonat në Gazën qendrore, ndërkaq në ditët në vijim vaksinimi do të kryhet edhe në zonat e tjera. Luftimet do të pauzohen për të paktën tetë orë në tre ditët në vijim. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se të paktën 90 për qind e fëmijëve duhet të vaksinohen dy herë brenda katër javësh në mënyrë që fushata të ketë sukses. Muajin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se një foshnje ishte paralizuar pjesërisht nga tipit 2 të virusit të poliomielitit.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon Policinë e Kosovës lidhur me rinumërimin e votave në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se po ndjek …