Izraeli dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në arsim

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka theksuar se vendi i saj synon të forcojë partneritetin me Kosovën në fushën e arsimit. Në një intervistë për Gazetën Metro, ajo kujtoi marrëveshjen bilaterale të vitit 2022 që mbulon arsimin, kulturën, shkencën, rininë dhe sportin, duke e cilësuar atë si bazë për projekte të përbashkëta. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, katër studentë kosovarë kanë ndjekur studimet master në Izrael, ndërsa çdo vit deri në katër studentë marrin pjesë në Shkollën Ndërkombëtare Givat Haviva dhe një ose dy në Shkollën Ndërkombëtare të Mesdheut Lindor. Ambasadorja tha se deri tani janë nënshkruar katër memorandume mes universiteteve të të dy vendeve, që përfshijnë shkëmbime studentësh e stafesh, projekte kërkimore dhe programe të përbashkëta. Ajo bëri të ditur se Ministria izraelite e Bashkëpunimit Rajonal ka ndarë fonde të posaçme për bashkëpunim me Kosovën në arsim, përfshirë bursa. Nga viti 2025, shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Izrael, një tjetër tregues i afrimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Prishtinë: UÇK-ja nuk është fajtore, liri për çlirimtarët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në protestën për drejtësi në Prishtinë, duke kërkuar …