Izraeli ka miratuar plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësinë Golan

Izraeli ka miratuar plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë Golan

Qeveria e Izraelit ka miratuar sot një plan për të zgjeruar vendbanimet izraelite në Lartësitë Golan, zonë e Sirisë por e pushtuar nga Izraeli në vitin 1967 dhe e aneksuar në vitin 1981. Në njoftimin për këtë vendim thuhet se qeveria po vepron “në dritën e luftës dhe frontit të ri me të cilin përballet Siria”. Zëri i Amerikës citon kryeministrin e Izraelit, Benjamin Natanjahun të ketë thënë se “Forcimi i Golanit forcon shtetin e Izraelit dhe është veçanërisht i rëndësishëm në këtë kohë. Ne do të vazhdojmë ta mbajmë atë, ta bëjmë atë të lulëzojë dhe të vendosim kolonë”. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz ka deklruar sot se kërcënimet nga Siria vazhdojnë të ekzistojnë pavarësisht tonit të moderuar të udhëheqësve rebelë që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad një javë më parë. Ndërkohë, udhëheqësi de fakto i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, ka alarmuar se Izraeli po përdorte pretekste të rreme për të justifikuar sulmet e tij në Siri, por se ai nuk është i interesuar të përfshihet në konflikte të reja pasi vendi po përqendrohet tek rindërtimi.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha sfidon Osmanin pas mandatimit të Konjufcës

Pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat …