Jahjaga dhe Mogherini biseduan për zhvillimet në vend

Kryetarja në largim, Atifete Jahjaga është pritur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe thellimin e reformave politike dhe ekonomike. Kryetarja, Jahjaga, ka falënderuar Mogherinin për mbështetjen e saj dhe të BE0së për forcimin e perspektivës evropiane të Kosovës me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila tashmë ka hyrë në fuqi. Jahjaga theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për vazhdimin e procesit të dialogut me Republikën e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve si rrugë e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në rajon dhe për të përshpejtuar integrimet euroatlantike të të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Deklarata e presidentit Tramp paralajmëron se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane

Duke komentuar qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ish ministri …