Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak të mospunës së Kuvendit, Kosova po vazhdon të përballet me mungesë të bordeve nëpër institucione. Ai ka tërhequr vërejtjen se kjo situatë ka pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët dhe sektorin publik në vend. “Në prill të këtij viti ne kemi publikuar një raport përmes të cilit kemi treguar se 17 institucione që duhet të plotësohet përbërja e tyre nga ana e Kuvendit të Kosovës janë me mungesë të anëtarëve, prej tyre një pjesë tashmë janë jo funksional siç është Komisioni i Pavarur për Media, bordi i këtij komisioni, bordi për ankesa, bordi i RTK-së. Tashmë edhe Avokati i Popullit dhe pesë zëvendësit e tij iu ka kaluar mandati. Fatmirësisht me ligjin për Avokatin e Popullit atiji vazhdohet mandati edhe kur ai nuk zgjidhet”, ka theksuar për Ekonomia Online, hulumtuesi Naim Jakaj. Ai ka saktësuar se janë së bashku me Qeverinë dhe Kuvendin janë 33 institucione të cilat do të duhej të plotësoheshin bordet në këto organe, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të mospunës së Kuvendit dhe shkaqeve tjera.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
