leoni

Jakup Krasniqi: Arkani dhe paramilitarët e tjerë serbë, pa ombrellën e ushtrisë e të policisë serbe, ishin një hiq gjë!

Jakup Krasniqi: Arkani dhe paramilitarët e tjerë serbë, pa ombrellën e ushtrisë e të policisë serbe, ishin një hiq gjë!

Përpjekja për të demonizuar Arkanin sot përtej asaj që ishte në raport me qeveritaret e Serbisë se Millosheviqit, madje edhe në raport  me cilindo komandant ushtarak e policor, është më shumë se amnisti e krimit dhe e gjenocidit Serb të ushtruar në Kosovë nga regjimi i kriminelit Millosheviq. Është e ditur se Arkanin, po ata që e kanë krijuar edhe e kanë ekzekutuar kur s’ju është dashur më. Krijesa Arkan ishte e shtetit të Serbisë për t’ia lënë fajësinë e krimeve të kryera nga ushtria e  policia e shtetit serb. Arkani nuk kishte ushtri, kishte hajna e bandit ordiner që shteti i kishte liruar nga burgjet për t’i bërë mish për top në Kosovë. Të mendosh se Arkani ishte dikush, do të thotë t’i  amnistosh kryerësit e fajtorët kryesor të krimit dhe të gjenocidit serb të ushtruar jo vetëm në Kosovë nga aparati shtetëror i Serbisë. Ketë karrem nuk guxojmë ta pranojmë as 20 vjet pas luftës.

Të gjithë duhet ta dinë se Arkani e ndonjë bandit tjetër ordiner, në krahasim me pozitën e Vuçiqit, të Daçicit, të Vulinit e të Dikoviqit që kishin aso kohe në aparatin e shtetit në Serbi, ishte një hiq. Ishte një hiq edhe në krahasim me secilin komandant Brigade. Batalioni e togu apo komandant policie të rajoneve a të stacioneve policore të Serbisë në Kosovë. Asnjë nga këta bash me asgjë nuk mund të krahasohen me Arkanin i cili nuk ishte më shumë sesa një hajn e bandit ordiner që pushteti e përdori për veprime kriminale. Kriminelët serbë në Kosovë, ishin ata që ishin të veshur me fuqinë e pushtetit shtetëror serb në krye me Millosheviqin.

Në vitet e luftës në Kosovë, askush nga paramilitarët nuk mund të krahasohet me fuqinë që kishin, ministra e zëdhënës të Qeverisë se Millosheviqit, pra në asnjë mënyrë të bëmat kriminale të drejtuesve të ushtrisë e të policisë nuk mund të barasvlerësohen me ato të Arkanin. Ky i fundit ishte krijuar vetëm e vetëm për t’i liruar nga fajësia, kriminelët e vërtetë të luftës në Kosovë. Prandaj, askush në Kosovë nuk duhet qoftë nga padija apo pavetëdija ta s’madhoj rolin e Arkanin e mos t’i apostrofoj përgjegjësit e vërtetë të krimeve e të gjenocidit serb në Kosovë.

Ta përfundoj: Arkani dhe paramilitarët e tjerë serb, pa ombrellën e ushtrisë e të policisë serbe ishin një hiq gjë! Prandaj askush në Kosovë e as gazetarë portalesh apo të tjerë nuk duhet të bien viktimë e mashtrimeve të kurdisura serbe në Kosovë. Kuptohet nëse ketë nuk e bëjnë nga padija!

Qëllimi im me ketë shkrim është që mos të gaboj askush, me qellim e pa qellim apo nga padija e t’i amnistojmë të paraministritë – kriminelët e Serbisë të veshur me pushtet shtetëror edhe sot e kësaj dite! Të cilët edhe nga pozitat e sotme shtetërore vazhdojnë kërcënimet për luftë të re kundër shqiptareve. Madje gëzojnë përkrahje edhe përtej Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …