Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Ideja për shkëmbim të territoreve mund të bisedohet vetëm pas njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se ideja për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, mund të vendoset në tavolinën e diskutimeve, vetëm pas njohjes së ndërsjellë, duke saktësuar se një ide e tillë, pas normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, nuk pengohet as nga konferenca e Helsinkit. Kosova fillimisht do të duhej të njihej dhe të normalizoheshin marrëdhëniet me Serbinë në kufijtë që është shpallur Pavarësia. Pas njohjes së ndërsjellë midis dy vendeve, nëse ka vullnet pastaj për t`u bërë ndonjë ndryshim edhe konferenca e Helsinkit nuk e pengon ndryshim e kufijve me marrëveshje paqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …