Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se nuk mund të bëhet korrigjimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se korrigjimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ndodhë. Në një intervistë  për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka bërë me dije se idetë për korrigjim të kufirit veçse kanë filluar t’i prodhojnë pasojat. Krasniqi ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve mund të bëhet vetëm kur dialogu zhvillohet mes vendeve që e njohin njëri-tjetrin. Së pari duhet të ndodh normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, njohja në kufijtë ekzistues, pastaj në rrethana krejt të tjera mund të bisedohet për çështje të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …