Jakup Krasniqi: Shqiptarëve po iu mbetet vetëm një zgjidhje, Bashkimi Kombëtar

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke analizuar zhvillimet e pafavorshme politike në vend  ka shkruar se kompromisi i dhimbshëm u bë me kërkesën e ndërkombëtareve dhe u pranua për hir të pavarësisë së mbikëqyrur. Por, sado e madhe ishte mbështetja, ajo nuk e bënë pavarësinë, projekt të ndërkombëtarëve. Krasniqi ka shkruar se kështu si po rrjedhin gjërat, shqiptarëve po iu mbetet vetëm një zgjidhje, Bashkimi Kombëtar. Ka kohë që analistë e pacifistë të ndryshëm nuk ngurojnë të thonë: “Pavarësia e Kosovës është Projekt i ndërkombëtarëve”. Me ketë mënyrë të menduarit, jo vetëm që mohohet përpjekja shekullore e popullit tonë për liri, për gjuhë e komb, për shtet e bashkim kombëtar, por, janë duke e mohuar edhe përgjegjësinë dhe obligimin tonë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, shtetin e zhvilluar e të mirëqenies dhe shtetin e dijes e të drejtësisë sociale, ka thënë mes tjerash, ish kryekuvendari, Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …