Jakup Nura rikujton aksionin e UÇK-së në Drenas: Nuk u ndalëm deri në çlirimin e Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka rikujtuar pranverën e vitit 1993 në Drenas, të cilën e cilësoi si periudhë të njërit prej aksioneve më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nura ka vizituar vendin ku, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, ishte pozicionuar gjatë aksionit kundër forcave pushtuese. Ai kujtoi momentet kur, bashkë me luftëtarë të njohur të UÇK-së si Rafet Rama, Adem Nura, Ilaz Kodra dhe Sami Lushtaku, prisnin përballjen me armikun. “Në këtë pozicion isha unë, duke i udhëzuar shokët që të mos shtinin derisa të shkrepte arma ime. Në pritje të forcave pushtuese, nën zë u betova për gjakun e Jusuf Gërvallës, Bardhoshit, Kadri Zekës, Rexhep Malit, Nuhi Berishës, Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë. Për gjakun e këtyre djemve që i keni vrarë këtu, pritni plumbat tanë – nuk do të ndalemi deri në çlirimin e Kosovës”, ka rrëfyer Nura. Kujtimi i këtyre ngjarjeve vjen në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen të dielën, më 28 dhjetor, pas një bllokade politike 10-mujore. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në shkurt, Lëvizja Vetëvendosje doli parti e parë, por nuk arriti të formojë qeverinë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti premton pagën e 13-të për sektorin publik dy ditë para zgjedhjeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka deklaruar se shërbyesit publik …