Jamie Shea

Jamie Shea: Konflikti Izrael–Iran zhvendos vëmendjen nga Ballkani

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, në një prononcim për klankosova.tv, ka komentuar mbi pasojat që përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit mund të ketë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Shea theksoi se NATO nuk pritet të përfshihet drejtpërdrejt në luftë, por infrastruktura e saj në Evropë do të përdoret nga SHBA për qëllime logjistike dhe operacionale. “Jo, nuk e shoh NATO-n të ndërhyjë, megjithëse disa aleatë mund të ndihmojnë Izraelin me avionë apo anije për të neutralizuar kërcënimet. SHBA-të do të përdorin bazat e NATO-s në Evropë për të dislokuar forcat e tyre në Lindjen e Mesme nëse do të jetë e nevojshme”, tha ai. Në lidhje me ndikimin në rajon, Shea tha se Kosova nuk pritet të preket drejtpërdrejt, por rritja e masave të sigurisë në ambasada e baza ushtarake është e mundshme për shkak të kërcënimeve potenciale. Ai paralajmëroi se kriza e re globale po e largon vëmendjen politike ndërkombëtare nga Ballkani, veçanërisht nga dialogu Kosovë–Serbi. “Problemi real është se kemi një krizë tjetër të madhe si ajo në Ukrainë, e cila po zhvendos fokusin nga sfidat në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Shea. Ai vlerësoi se nuk pritet një koalicion ndërkombëtar kundër Iranit për shkak të divergjencave mes SHBA-së dhe Evropës dhe shtoi se pavarësisht dëshirës së Donald Trump për t’u riangazhuar në procesin Kosovë–Serbi, peizazhi aktual gjeopolitik është shumë më kompleks dhe i mbushur me kriza krahasuar me mandatin e tij të parë.

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani: Koalicion me VV-në vetëm nëse merr hapa konkret për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se është i gatshëm të …