Jamie Shea: Prania ushtarake e NATO-s në Kosovë është ende e nevojshme në Kosovë

Jamie Shea: Prania ushtarake e NATO-s në Kosovë është ende e nevojshme në Kosovë

Ish-zëdhënësi i NATO-s, në kohën e luftës së Kosovës, Jamie Shea, thotë se prania ushtarake e NATO-s në Kosovë është ende e nevojshme në Kosovë. “Përderisa NATO dhe shumë shtete që kontribuojnë me trupa ushtarake do të jenë të pranishme në Kosovë, ato do ta kenë Kosovën në ekranet e radarëve të tyre diplomatikë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe ministrat e mbrojtjes e të jashtëm të vendeve të NATO-s do ta vizitojnë Prishtinën periodikisht”, thotë Shea. Ai thekson se po të ishte pjesë e lidershipit të Kosovës, do të përqendrohej para së gjithash në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe të aftësisë së tyre për të ndërmarrë detyra të shumëllojshme të sigurisë, duke përmirësuar pajisjet e tyre si dhe me trajnime e ushtrime.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …