Janë përkujtuar 46 civilë të martirizuar në masakrën e fshatit Beleg të komunës së Deçanit, një nga masakrat më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe. Masakër kjo, e përcjellë me dhunime dhe djegie të tërë fshatit, ku për fat të keq, fati i të pagjeturve të këtij fshati mbetet ende i pazgjidhur. Atdheu do e nderojë përjetësisht sakrificën dhe krenarinë e Belegut! Po ashtu, sot kujtohen me krenari dëshmorët dhe martirët e rënë në fshatin Irzniq.
Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të kombit!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
