Janë publikuar rezultatet e Olimpiadës së Matematikës në Kosovë e cila u mbajte më  01.02. 2020

Olimpiada Matematike e Kosovës u mbajt me 01-02-2020 dhe të mërkurën u publikuan rezultatet preliminare nga kjo garë. Sipas këtyre rezultateve të publikuara nxënësit e komunës së Deçanit kanë treguar rezultat të mirë. Nxënësit: Lorik Ramosaj dhe Andi Dautaj nga Shkolla e Mesme Profesionale “Tafil Kasumaj” ndajnë vendin e dytë për klasën e XII, do të shpërblehen nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës si dhe do ti nënshtrohen testit për përzgjedhjen e ekipit përfaqësues të Kosovës për Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare. Gjithashtu nxënësit: Liridon Dobraj dhe Egzonit Demhasaj dhe nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale “Tafil Kasumaj” janë renditur në mesin e 10 nxënësve më të mirë për klasat e XII përkatësisht XI.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …