Bugajski

Janus Bugajski: Amerika e BE-ja po ndezin një fitil ballkanik, duke ushtruar presion mbi Kosovën për formimin e AKS-së

Amerika dhe BE-ja po ndezin një fitil ballkanik, duke ushtruar presion mbi Kosovën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha analisti amerikan Janus Bugajski Në një shkrim për “The Geopost” ai ka thënë se ithtarët e asociacionit pretendojnë se nuk do të cenojë kushtetutën e Kosovës, por sipas tij një gjë e tillë në praktikë mund të ketë pasoja serioze negative. Edhe pse ithtarët e AKS-së pretendojnë se ajo nuk do të cenojë kushtetutën e Kosovës dhe as nuk do të kërcënojë pavarësinë e saj dhe institucionet demokratike, në praktikë ajo mund të ketë pasoja serioze negative si në vend ashtu edhe në rajon”, ka shkruar Bugajski. “Në të njëjtën kohë, Beogradi minon integritetin e Kosovës përmes institucioneve të saj ‘paralele’ në veri të vendit dhe ndërhyn drejtpërdrejt në politikën e Kosovës duke kontrolluar Listën Serbe, partinë që ka kompetenca joproporcionale në parlament dhe ministra të garantuar në qeveri. Subversioni është gjithashtu i dukshëm në rrjetet kriminale ndërkufitare, dezinformimin mediatik dhe lehtësimin e depërtimit rus”, ka shkruar Bugajski.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …