Janus Bugajski:

Janus Bugajski: Moska e sheh kryetarin serb, Aleksandër Vuçiç si kryepërçarësin e vet kundër Perëndimit

Analisti i mirënjohur Janus Bugajski ka shkruar se Serbia vijon të jetë pikëmbështetja e depërtimit rus, në Ballkan. Moska e sheh presidentin serb,  Aleksandër Vuçiç si kryepërçarësin e vet kundër Perëndimit. Ndjekja e agjendës së “botës serbe” ndihmon për të cënuar pavarësinë e shteteve ballkanike që kërkojnë lidhje më të ngushta me Amerikën  dhe institucionet perëndimore. Shërbimet ruse kanë depërtuar thellë në Serbi dhe Vuçiç e di se ai do të braktisej e madje do të largohej nga detyra prej Kremlinit, në rast se do ta njihte Kosovën, do të hiqte dore nga objektivat separatiste serbe në Bosnje-Hercegovinë, do të njihte plotësisht shtetësinë e Malit të Zi dhe do të bënte një kërkesë për anëtarësimin e Serbisë në NATO. Në fakt, frika e Vuçiçit nga Putini siguron nënshtrimin e Beogradit ndaj strategjive së Kremlinit. Pretendimet për Serbinë “balancuese” midis Perëndimit dhe Lindjes janë hartuar kryesisht për të arritur lëshime nga Uashingtoni dhe Brukseli me qëllim dobësimin e Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …