Bugajski

Janusz Bugajski: Takimi në Berlin në mes të Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiqit nuk do të zgjidhë asgjë

Njohësi amerikan i rrethanave ndërkombëtare, Janusz Bugajski,  thotë se takimi në Berlin në mes të Albin Kurtit dhe Aleksader Vuçiqit nuk do të zgjidhë asgjë, nëse nuk përfshihet njohja e pavarësisë së Kosovës. “Takimi nuk do të zgjidhë asgjë, pasi është kryesisht një politikë simbolike me tre qëllime. Së pari, BE-ja dëshiron të jep përshtypje se po lehtëson dialogun dhe zgjidhjet paqësore, edhe pse ky ritual mund të vazhdojë pafundësisht pa asnjë rezultat. Së dyti, Beogradi mund të pretendojë se është i interesuar për një zgjidhje, ndërsa në realitet po manipulon bisedimet për të krijuar mosmarrëveshje dhe për të shmangur njohjen e Kosovës. Së treti, Prishtina duhet të marrë pjesë në takimet simbolike në mënyrë që të mos fajësohet se është mosbesuese dhe të mbajë mbështetjen ndërkombëtare.”, tha Janus Bugajski.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …