Januz Kastrati zgjedhet kryesues i Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport

Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport mbajti mbledhjen e parë  në të cilën zgjodhi për kryesues, Januz Kastratin. Kryesuesi, Januz Kastrati, së pari shprehi falënderim për anëtarët që ja dhanë besimin për ta udhëhequr komitetin i cili komitet është me rëndësi të veçantë, pasi ka për tematikë zhvillimin e arsimit, kulturës, sportit dhe rinisë, prandaj ai u zotua se do të jetë shumë bashkëpunues si me anëtarët e komitetit, ashtu edhe me institucionet komunale e arsimore, kulturore, sportive dhe rinore  në Komunën e Malishevës. Njëherit tha se ‘’E tërë përvoja ime në arsim dhe institucione komunale, shpresoi që do të ofron program inovativ dhe shumë pozitiv për nxënësit dhe rininë tonë”. përfundoi Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …