Jashari: Komfirmohet se prioriteti i Qeverisë është përfundimi projektit në Kompleksin “Adem Jashari”, të nisur në 2005

Jashari: Komfirmohet se prioriteti i Qeverisë është përfundimi i projektit në Kompleksin “Adem Jashari”

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari pas takimit që ka zhvilluar sot me Komisionin Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se prioriteti i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të përfunduar projektin e nisur në vitin 2005.  “Në takimin e sotëm të Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj – si kryesues, me pjesëmarrje dhe të ministrave të Ministrive të linjës dhe zyrtarë tjerë, u konfirmua edhe një herë prioriteti i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të përfunduar projektin e nisur në vitin 2005, për këtë vend të shenjtë të Kosovës, ku ka rrënjë liria dhe pavarësia e saj. Jam i sigurt se, me përfundimin e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, qytetarëve nga mbarë trevat shqiptare, por jo vetëm, do t’u mundësohet të kenë një kompleks atraktiv që ia vlen të vizitohet”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …