Jashari: Masakra e Izbicës është dëshmi e krimit dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë homazhe për nder të 22 vjetorit të masakrës së Izbicës. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kryetari i komunës së Skenderajt, Bashkim Jashari theksoi se masakra e Izbicës është dëshmi e krimit dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë. “Ajo po ashtu është dëshmia më e mirë e krimit dhe gjenocidit që kriminelet serbë bën në Kosovë, duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë. Kriminelët nuk kursyen asgjë, ata vranë gra, burra e fëmijë e pleq….jemi vonuar shumë shteti ynë duhet të nis të mbledh të gjitha provat për të dëshmuar se shteti serb ka kryer gjenocid të tmerrshëm në Kosovë”. Kryetari i komunës së Skenderajt, Bashkim Jashari theksoi më tutje se ndonëse kanë kaluar 22 vite nga kjo masakër, asnjë kriminel nuk ka dal para drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane janë pritur në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit

Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane janë pritur në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit. …