leoni

Xhavit Jashari

Jashari: Shenja të kujtesës të luftës duhet të vendosim gjithkund

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, i ka quajtur banale deklaratat e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.  Ai thotë se vendi ynë është i lirë fal luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakut të dëshmorëve. Duke komentuar billbordin e vendosur në Mushtit të Therandës, ai thotë se përkundrazi, është bërë pak në këtë drejtim. Shenja të kujtesës të luftës duhet të vendosmi gjithkund. “Mendoj se një deklarim i tillë i shtetit që ka insistuar ta mbaj nën pushtim Kosovën janë deklarata banale. Por, ne duhet të punojmë dhe të ndriçojmë dhe t’ia japim vendin meritorë gjithë luftës së UÇK-së dhe atyre që janë më meritorët, pra, dëshmorëve që kanë derdhur gjakun për liri. Duhet ta dinë të gjithë se lirinë s’na ka fal askush, e kemi fituar me luftë dhe gjak. Mendoj pra se në shteti tonë nuk duhet të përzihet askush për këto çështje për të cilat mendoj se e kemi obligim të gjithë që edhe institucionet duhet të ndajnë mjete dhe të financojnë që t’i vendosim shenjat e kujtesës historike, vlerësuar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …