Në kuadër të javës Evropiane të Sportit në Kosovë, është mbajtur finalja e garave në futsall, aktivitet ky që është mbajtur në palestrën Ereniku në Komunën e Junikut. Nga 23 deri 30 shtator organizatat e ndryshme sportive, si Komiteti Olimpik i Kosovës, Komiteti Paraolimpik i Kosovës, Federata e Çiklizmit, Atletikës, Sportit Shkollor, do te mbajnë aktivitete të ndryshme sportive në të gjithë Kosovën. Komuna e Junikut në bashkëpunim me federatën e sportit shkollor të Kosovës kanë organizuar këtë aktivitet duke qenë të angazhuar gjatë gjithë kohës sa janë mbajtur garat në futsall.
Rezultatet jane këto :
Vendi I shfmu. ” Fan Noli Dujakë “, Gjakovë
Vendi II shfmu ” Motrat Qiriazi”, Klinë
Vendi III shfmu ” Xheladin Gashi Plaku “, Kamoran, Drenas