Policët e Malishevës, vullnetarisht dhurojnë gjak

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, stacioni në Malishevë dhe stafi civil i këtij stacioni, vullnetarisht kanë dhuruar për nevojat e shërbimit shëndetësor në vend. Këtij aksioni, përveç zyrtarëve policor, i janë përgjigjur edhe disa qytetarë, ndërsa këtë aksion të dhurimit vullnetar të gjakut, e ka përshëndetur edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka vizituar zyrtarët policor, përderisa ishin duke dhuruar gjak. Kryetari Begaj, është pritur nga u.d. i komandantit të stacionit policor në Malishevë, toger Azem Krasniqi dhe i kanë vizituar zyrtarët policor të cilët vullnetarisht ishin duke dhuruar gjak. Me këtë rast, kryetari Begaj, i ka përshëndetur të gjithë zyrtarët policor të Malishevës, të cilët krahas detyrës së tyre në ruajtjen e sigurisë, janë edhe dhurues vullnetar të gjakut dhe përmes kësaj, edhe shpëtojnë jetë edhe në këtë mënyrë. Aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut, i janë përgjigjur edhe qytetarët të tjerë dhe zyrtar komunal të Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …