Javë e Kupave!

Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura ka mirëpritur të enjtën në takim ekipin e basketbollit “SFERA” për grupmoshën U-14 për t’i uruar për titullin e kampionit të Kosovës në basketboll për grupmoshën U-14.

Kryetari Nura në postimin e tij në facebook ka shkruar:

“Ja edhe një trofe tjetër që vjen në Skenderaj për herë të parë, dhe kjo falë djelmoshave të Klubit të Basketbollit “Sfera”, në krye me trajnerin Virgjil Mangjolli, që shpallen kampionë të Kosovës në kategorinë U-14,  duke e zgjeruar koleksionin e trofeve edhe me një kupë, pas asaj të FC Drenica.

Urime, KAMPIONË!

Krenaria e Skenderajt, ka shkruar kryetari Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj percjell nga afër punimet për rregullimin e rrugëve në fshatrat Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët

Sot, kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë vizitoj nga afër punimet …