Kryetari Fadil Nura, ka mirëpritur zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Lindje, nënkolonelin amerikan, Evan Hessel

Në kuadër të bashkëpunimit me forcën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë – KFOR, kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka mirëpritur zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Lindje, nënkolonelin amerikan, Evan Hessel.

Gjatë këtij takimi, ku ishin të pranishëm edhe udhëheqësit ushtarakë të LMT-së, është diskutuar për bashkëpunimin mes Komunës së Skenderajt dhe KFOR-it, ndërsa është konstatuar se gjendja e sigurisë mbetet e qetë dhe mirë në gjithë territorin e komunës së Skenderajt.

Kryetari i Komunës, Nura, në shenjë mirënjohjeje i ka dhuruar nënkolonelit amerikan Stemën e Komunës, ndërsa ky i fundit i ka dhuruar kreut të Skenderajt një simbol të vendlindjes së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …