Jeff Hoveneir: Shtetet e Bashkuara e mbështesin FSK-në teksa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale dhe ndërvepruese me NATO-n

Jeff Hoveneir: Do ta mbështesim FSK-në teksa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale dhe ndërvepruese me NATO-n

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hoveneir, ka pritur sot në Ambasadën e amerikane në Prishtinë, ushtarin e FSK-së, Ylli Dalladaku, i cili ka përfunduar një prej kurseve ushtarake amerikane që është prej më rigorozeve. Dalladaku ka përfunduar kursin e Shkollës Ushtarake të West Point, duke u bërë kështu ushtari i parë i FSK-së që kalon në Akademinë amerikane. Hovenier ka thënë se SHBA e mbështet FSK-në teksa transformohet në një forcë multi-etnike, profesionale dhe forcë e mbrojtjes territoriale e ndërvepruese me NATO-n. “Ne e mbështesim FSK-në teksa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, e ndërvepruese me NATO-n”, ka shkruar ndër të tjera Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …