Jeff Hovenier: Ju e dini se Radojiçiq është në listë të zezë të ShBA-ve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, është pyetur nga gazetarët për publikime të disa përgjimeve ku është përfshirë shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiq  nga Listës Serbe, ndërsa pjesë e tyre është edhe Milan Radoiçiq. Hovenier në përgjigjen për gazetarët ka thënë:  Radoiçiq është në listë të zezë të ShBA-ve. “Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjithë palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të ShBA-ve”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …