leoni

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Jeffrey Hovenier: Duhet të jetë për shqetësim letra e tetë senatorëve amerikanë që iu drejtua kryetarit amerikan, Joe Biden

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se duhet të jetë shqetësim letra e tetë senatorëve amerikanë që iu drejtua presidentit amerikan, Joe Biden, për të shprehur shqetësimin e tyre për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Hovenier deklaroi se shqetësim kanë edhe për faktin që deri tani Qeveria e Kosovës nuk i ka marrë për bazë kërkesat e Amerikës për shtensionimin e situatës në veri. Jemi të shqetësuar. Jemi partneri më i ngushtë i Kosovës dhe përkushtimi i popullit amerikan ndaj vetë Kosovës dhe popullit të Kosovës mbetet po aq i qëndrueshëm si gjithmonë”. “Gjithashtu, dëshiroj ta vë në pah se nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara që po e kërkojnë këtë gjë. Vetëm këtë javë kanë ndodhur disa gjëra mjaft të jashtëzakonshme. Jemi të habitur, e kemi të vështirë të kuptojmë se përse nuk ka përgjigje pozitive dhe nuk duket që do të ketë”, ka thënë Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …