LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku kritikon VV’në për meritat mbi liberalizimin e vizave

Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Hekuran Muratit nga Vetëvendosje, i cili i dha meritat Qeverisë Kurti për arritjen e liberalizimit të vizave. Lushaku tha se Murati po përpiqet të marrë merita për punën që, sipas saj, është bërë nga të tjerët dhe e pyeti se cilin kusht konkret ka përmbushur VV’ja për këtë proces. “Cilin kusht për liberalizim e keni plotësu ju VV-ja, që po ke qejf me marr merita? Ju e keni kall shtetin mos me lanë me u plotësu demarkacioni i kufirit, si kushti i fundit nga BE. Ja keni humbë Kosovës një dekadë pa liberalizim. Radhët e gjata para ambasadave për viza për 10 vjet kanë qenë prej jush! A keni harru cka ka bë VV asokohe, demarkacioni, protesta, gaz në Kuvend, molotov… e çka s’keni bë për me ndërtu kauza të rrejshme për pushtet!”, shkroi Lushaku. Ajo gjithashtu kritikoi qeverisjen e Vetëvendosjes, duke theksuar se Kosova aktualisht është më e izoluar se kurrë dhe ka humbur rreth 1 miliard euro asistencë për shkak të politikave të tyre. Lushaku paralajmëroi se qytetarët do t’i ndëshkojnë VV’në në zgjedhjet e 28 dhjetorit për manipulimet historike ndaj vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kritikon Specialen: “Është grup kriminal ekonomik”

Ish-nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për lirimin e Isni …