Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka shkruar se me bekimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe qeverisë në ikje, prej sot hyn në fuqi shtrenjtimi i energjisë elektrike për prodhuesit vendor. Ajo ka shkruar më tutje se kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë vendore, që prek çdo produkt që blejmë, çdo tryezë familjare, çdo xhep të qytetarëve.
“Nga sot nis rritja e çmimeve për çdo gjë që prodhohet në Kosovë.
Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë.
Nga sot nis shembja e ekonomisë sonë, edhe ashtu të rënduar.
Nga sot rritet barra mbi supet e qytetarëve që mezi po e lidhin muajin me muaj.
Kjo nuk është ndihmë për prodhimin vendor; ky është sabotim!
Kjo nuk është zhvillim; kjo është tradhti ndaj ekonomisë tënde.
Sepse kur godet prodhuesin tënd, godet qytetarin tënd.
Godet vetë shtetin!” ka shkruar nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu.