Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference për media ka deklaruar se nuk sheh ndonjë shenjë që Vladimir Putin është i gatshëm për paqe. Ai gjithashtu theksoi se ajo çfarë po sheh është që Putin dhe Rusia akoma duan të kontrollojnë Ukrainën, duke dërguar çdo ditë e më shumë ushtarë e armë. Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se ushtria ruse po bëhet gati për një ofensivë të re, dhe se për këtë Kievi ka nevojë për aeroplanë modern luftarak dhe raketa me rreze të gjatë veprimi, për të parandaluar këtë ofensivë ruse. Stoltenberg tha se ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, këtë javë në Bruksel do të diskutojnë për atë nëse do të dërgojnë aeroplanë luftarakë në Ukrainë.
Kontrolloni gjithashtu
Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022
Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …