leoni

Johan Wadephul kërkon formimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës gjatë vizitës në Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johan Wadephul, gjatë vizitës së tij të shkurtër në Prishtinë, ka adresuar disa mesazhe të qarta për institucionet kosovare, duke kërkuar formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re. Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, ai theksoi se situata gjeopolitike aktuale kërkon unitet të plotë evropian dhe veprim të koordinuar. “Ne evropianët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, sepse pothuajse të gjitha temat që diskutuam sot lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe të ardhmen e kontinentit tonë”, tha Wadephul, duke vlerësuar rolin e Kosovës si partner i qëndrueshëm në raport me zhvillimet globale. Ai shtoi se Evropa duhet t’i përgjigjet çdo përpjekjeje për destabilizim, dezinformim e manipulim me unitet të plotë. Kryediplomati gjerman e cilësoi zgjerimin e Bashkimit Evropian si një “urgjencë gjeopolitike”. Wadephul vlerësoi progresin e Kosovës pas luftës dhe nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, duke e quajtur atë “një histori të vërtetë suksesi”, simbol të demokracisë dhe të një shoqërie të fortë civile në rajon. Ky progres mund të vazhdojë vetëm me institucione funksionale: “Për të garantuar vazhdimësinë e këtij suksesi, Kosovës i duhet sa më shpejt një qeveri e aftë për të vepruar brenda dhe jashtë. Votuesit janë duke pritur formimin e saj prej tetë muajsh”, deklaroi ministri gjerman.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka përfunduar dëshminë e tij

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka përfunduar dëshminë e …