John Duncan në Hagë: Kadri Veseli ishte një nga njerëzit me funksion të lartë të zbulimit

Ish-këshilltari i gjeneralit Wesley Clark, britaniku John Stewart Duncan, ka dëshmuar sot sërish para gjykates seciale në Hagë, ku po zhvillohet procesi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë seancës, prokuroria i ka prezantuar Duncan-it një fotografi nga viti 1999, duke e pyetur nëse e njeh personin në qendër të saj. Ai ka deklaruar se nuk e di emrin, por e njeh figurën. “Nuk e di emrin e tij, por e di kush është. Me sa më kujtohet, ishte një nga njerëzit me funksion të lartë, në funksionin policor dhe të zbulimit”, tha Duncan, pa dhënë më shumë hollësi mbi burimin e njohurive të tij. Kur u pyet nëse kishte arsye të kundërshtonte identifikimin e personit si Kadri Veseli, Duncan tha se “nuk ka arsye”. I pyetur po ashtu për praninë e Xhavit Halitit në të njëjtën fotografi, Duncan kërkoi që seanca të kalojë në pjesë private, duke theksuar se nuk ishte i sigurt nëse mund të përgjigjej publikisht. Dëshmia e Duncan vjen pas rrëfimeve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, ndërsa mbrojtja e Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së po përpiqet të sfidojë narrativën e prokurorisë mbi strukturat dhe rolin e tyre gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …