Ambasadori gjerman, Jorn Rohde

Jorn Rohde: Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin dhe krimet e nazistit, Xhafer Deva!

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar lidhur me planet për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, kriminelit fashist,  të cilën Ministria e Kulturës e Qeverisë Kurti e konsideron si një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, “Kjo është kultura e kujtesës në mënyrën e gabuar!”, ka shkruar ambasadori gjerman,  duke bërë thirrje që të mos shtrembërohet e vërteta në lidhje me Holokaustin. Ndihem shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor protagonist i njohur, nazist famëkeq. S’ka zbardhje të historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas. Kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në një mënyrë të hapur dhe të vërtetë, ka saktësuar me këtë rast  ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …