leoni

Juniku realizon rritje në të hyrat vetanake me 46.77% krahasuar me vitin 2018

Komuna e Junikut nga periudha Janar-Dhjetor 2019 ka arritur realizimin e të hyrave me progres 164.59 % në raport me planifikimin vjetor, ndërsa krahasuar me vitin paraprak 2018 ka realizuar të hyra 146.77% apo 46.77% më shumë. Rritja e të hyrave kanë ardhur si rezultat i komunikimit të mirë me komunitetin, transparencës dhe implementimit të strategjive efikase në realizimin e planit të punës. Progres në krahasim me vitet paraprake kanë shënuar të gjitha drejtorit komunale si në vijim:

  • Drejtoria për Buxhet dhe Financa(Tatimi në Pronë) ka shënuar progres prej 38.7%

  • Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis 28.0%

  • Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (Leje për ushtrim të veprimtarisë) 8.2%

  • Drejtoria e Administratës 4.1%

  • Drejtoria për Shërbimeve Publike (Gjobat në trafik) 3.8%

  • Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale 3.7%

  • Drejtoria e Administratës (Regjistrimi i automjeteve) 3.2%

  • Të hyra të tjera 10.3%

Të hyrat vetanake do të përkthehen në projekte me ndikim në mirëqenien e qytetarëve, duke ju ofruar shërbime të mira, infrastrukturë të përshtatshme dhe ambient të sigurt.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …