leoni

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Vonesa në formimin e qeverisë dëmton punëtorët e sektorit privat

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se vonesa në formimin e qeverisë dëmton punëtorët e sektorit privat. Ai ka shtuar më tutje se edhe kur institucionet ishin në funksion, ka pasur probleme të mëdha për punëtorët, ndërsa vakumi aktual është duke e rënduar edhe më tej këtë situatë. “Edhe kur i kemi pasur institucionet në rregull legale dhe legjitime, kemi pasur telashe dhe probleme aq të mëdha, sa që nuk me marrë me mend, sepse nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Sidomos tani edhe ky vakum që shpresojmë që nuk del ashtu siç po mendoj, do të jetë një vakum shumë i gjatë, kjo vetëm sa e rëndon më tepër pozitën e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës”, ka deklaruar për Ekonomia Online, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kriza institucionale në Kosovë po thellohet, pasi edhe në seancën e sotme parlamentare dështoi përpjekja …