leoni

Jusuf Zenunaj; PËR KUVEND E QEVERI


PËR KUVEND E QEVERI


 


Në luftë bashkë,


n ‘ liri të ndarë


kush në vend të dalë i parë,


ndërmjet dreqi u ka hy


për kuvend e qeveri.


Njëri grup thotë e kam numrin,


as të dytin s’ e zë gjumi


si t ‘ kish dro se e mori lumi,


Kushtetuta n’ krahun tim


për kuvend e qeverinë,


Populli anash bën sehir


me shpresë të kotë


për ditë ma t’mirë,


për Bajram ca miell në shoshë,


për Kërshëndella sofra bosh.


 


8 tetor 2014


 


Jusuf Zenunaj: E SOT, IMI, I MIRI ATDHE?


Prej pushkëve të lirisë t’ Adem e Hamëz Jasharit
armiku u çmend, dogj fusha e malin,
preu pleq e fëmijë e nëna shtatzëna
deri n’kup t’ qiellit dëgjoheshin vaji e gjëma
Kur gjêma e vaji e pushtuan atdheun 
kushtrimi u dha si n’kohë t’ Skënderbeut
prej ramjes së muzgut e derisa zbardhi dita
malet u mbushen me mijëra djem e çika 
nga e gjithë Europa edhe Amerika
prej Zelandës së Re e tek Australia
nê luftê me shkja e gjithê shqiptaria
mbas lum-gjakut rrezatoi liria.
Mbi lot e tharë e buzët e përgjakura
hijeshi morën si dita edhe nata.
Nê tokën e shkrumbuar mbin gjethe e bar,
Dardania e vjetër filloi frymë të marrë.
Për miq e armiq u shtrua sofra !?
…ilaç e pelim sollën nga e gjithë bota
e sot imi, i miri atdhe
me vetveten punët si ke ?!

Kontrolloni gjithashtu

Tefta Çami: Vizita në Theth të Dukagjinit, më ka lënë shumë mbresa

Tefta Cami: Vizita në Theth të Dukagjinit, më ka lënë shumë mbresa

Me 26-27 tetor të këtij viti shkova e vizitova me vajzën time, Alma dhe me …