Christopher Hill

K.Hill: Është e nevojshme që serbët në veri të Kosovës të dinë se si do të jetë jeta e tyre, andaj Asociacioni është thelbësor

Ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në “Forumin Ekonomik të Beogradit” ka folur për procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë  me këtë rast se Kosova vazhdon të mbetet një temë e vështirë, duke përmendur vitin 1999 dhe 2008 si data kyçe. Diplomati amerikan ka thënë se është e qartë që mes dy shteteve ka ende gjëra të pazgjidhura dhe se BE-ja me këmbëngulje po përpiqet për një zgjidhje në këto problematika. Bashkimi Evropian me këmbëngulje po përpiqet t’i zgjidhë këto çështje. Në procesin e Brukselit, ka elementë që janë në tavolinë – çfarë duhet bërë më në fund. Është e nevojshme që serbët në veri të Kosovës të dinë se si do të jetë jeta e tyre dhe mendoj se i gjithë koncepti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është thelbësor”, ka thënë ambasadori amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Tre kandidatët e VV-së për kryetar Kuvendi kanë rekord negativ ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për propozimet …