KA FILLUAR ASFALTIMI I RRUGËS MORONICË-GJOCAJ-JASIQ

Ka filluar asfaltimi i rrugës që lidh Junikun me fshatrat Jasiq-Gjocaj, aneksi rrugor përmes parkut Moronica, projekt që ofron infrastrukturë të mirë rrugore dhe qasje të lehtë për qytetarët e fshatrave Gjocaj, Jasiq dhe qytetarët e Junikut që gëzojnë parcela në këtë zonë. Projekti rrugor Moronicë-Gjocaj-Jasiq financohet nga fondet e Grantit të Performancës së mirë Komunale për vitin 2020, ky grant bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të Qeverive Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze, përfituese e të cilit grant është komuna e Junikut. Projekti realizohet në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.

Kontrolloni gjithashtu

Zv. kryetari Hasan Aliu, priti në takim aktorin dhe regjisorin Adem Kica

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, z. Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim të …