Ka filluar asfaltimi i tri rrugëve në fshatin Burim

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i tri rrugëve në fshatin Burim. Në fillimin e asfaltimit të rrugëve ishte i pranishëm shefi i njësisë së prokurimit në Komunën e Malishevës, Nuhi Shala, i shoqëruar nga mbikëqyrësi i punimeve, Ramiz Hoxha, të cilët kanë parë nga afër zbatimin e këtij projekti, sipas planifikimit. Banorët e lagjeve janë ndarë të kënaqur dhe e kanë falënderuar komunën për realizimin e kërkesës së tyre për rregullimin e rrugëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …