Mbahet takimi i radhës i Task Forcës komunale për fillimin e procesit mësimorë në kushte të Pandemisë në Komunën e Hanit të Elezit

Mbahet takimi i radhës i Task Forcës komunale për fillimin dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit. Në takim ku ishin prezent edhe drejtorët e shkollave të komunës u konstatua se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillim sa më të mbarë të vitit shkollorë. Në raportin e tij, Drejtori i DKA -së Menduh Vlashi si dhe të drejtorëve të shkollave u raportua mbi gjendjen e objekteve shkollore dhe sipas tyre ata janë të gatshëm dhe se mundë të organizojnë procesin arsimore sipas opsionit me pjesëmarrje të nxënësve dhe se sipas tyre janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që siguria e nxënësve të jet prioritet i parë. Anëtarët e Task Forcës komunale u pajtuan që do të jenë në koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Arsimit dhe do të respektojnë të gjitha vendimet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollorë.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …