Ka filluar evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit nga Komisioni për vlerësimin e dëmeve në Komunën e Rahovecit

Komisioni i themeluar për vlerësimin e dëmeve në Komunën e Rahovecit tashmë është në terren. Me kujdes po evidentojnë të gjitha dëmet që janë shkaktuar në bujqësi e amvisëri gjatë vërshimeve të fundit që e kanë përfshirë edhe komunën e Rahovecit.

Me këto evidenca, sikur herave të kaluara, komuna e Rahovecit  do të drejtohet te institucionet qendrore për kompensim, ngase dëmet e shkaktuara për shumicën e bujqve dhe qytetarëve të Rahovecit janë të papërballueshme dhe shkatërron sipërmarrjet dhe ekonomitë e tyre familjare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …